Gjykata i zvogëlon dënimin Naser Pajazitajt

Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të ankesave të mbrojtjes, ka marrë vendim me të cilin ia ka ulur dënimin nga burgimi i përjetshëm, në 35 vjet burgim, Naser Pajazitajt, për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, në nëntor të 2015.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Gentiana Hoxha.

Ndryshe, më 23 qershor 2022, Gjykata Themelore në Ferizaj, në rigjykim e ka dënuar me dënim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në nëntor të 2015-ës.

Kundër këtij aktgjykimi, në Gjykatën e Apelit kishin parashtruar ankesë mbrojtësit e Pajazitajt, avokatët Gëzim Kollçaku dhe Ahmet Tahiri me pretendimin se ka shkelje esenciale, vërtetim i gabuar i gjendjes faktike dhe vendimit mbi dënimin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *