Presidentja Osmani në Tunizi për Samitin e Frankofonisë

Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në Tunizi, me ftesë të Presidentit tunizian.

Ajo do ta përfaqësoj Kosovë në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë,në qytetin e Djerba.

Tek njoftimi i Presidencës thuhet se gjatë qëndrimit në Djerba, Presidentja Osmani do të mbajë një fjalim në një nga diskutimet e Frankofonisë, ndërsa do të zhvillojë edhe takime me liderë tjerë të shteteve anëtare të kësaj organizate.

Kosova është anëtare e asociuar e Organizatës së Frankofonisë nga viti 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *