E dhimbshme, largohet edhe një ushtar i FSK-së: Rroga nuk më mjafton me mbajtë familjen

Po vazhdon largimi dhe dorëheqja e ushtarëve të FSK-së, pra demobilizimit i tyre nga ushtria. Tri ditë më parë fundmi ka dhënë dorëheqje edhe një tjetër ushtar të FSK-së i cili ka nënshkruar kërkesën për demobilizim vullnetar.

Ajo çfarë është e dhimbshme në krejt këtë dorëheqje vullnetare nga FSK-ja, është arsyeja e dorëheqjes.

Në kërkesën e tij, të cilën e posedon Nacionale, ushtari i FSK-së ka shkruar se ai po dorëhiqet për arsye financiare.

“Kërkoj të demobilizohem për arsye financiare, rroga të cilën e marr nuk mi ka mbulu shpenzimet të cilat i kam pas obligim për me e mbajtë familjen, jom i detyrum me gjet të ardhura më shumë.” – shkruan ky ushtar në kërkesën për demobilizim.

Ndryshe, sot kryeministri Albin Kurti do të qëndrojë për vizitë në Qendrën e Kërkim Shpëtimit të FSK-së në Pomozotin, ku do të jetë i shoqëruar edhe nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Por kjo nuk është dorëheqja e parë. Madje, sipas Ministria e Mbrojtjes vetëm gjatë vitit 2021 nga FSK-ja janë larguar mbi 50 pjesëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *