Nëna vetushqyese kërkon ndihmë për shërimin e të birit nga leukemia

Nëna vetushqyese Afërdita Gashi po kërkon ndihmë për shërimin e të birit të saj Robertit i cili vuan nga leukemia.

Robert Gashi 18-vjeçar është i sëmurë nga leukemia dhe për trajtimin e tij nevojiten 28 mijë euro në një spital në Turqi, shkruan Gazeta Shneta.

Nëna e tij Afërdita Gashi e cila është vetushqyese nuk ka mundësi ta përballojë këtë shumë dhe po kërkon ndihmë për të siguruar mjetet e nevojshme.

Roberti së bashku me të ëmën gjenden në spitalin BHT Clinic në Turqi ku pritet t’i nënshtrohet disa ekzaminimeve dhe trajtimeve. Sipas përshkrimit të spitalit në profaturë, ekzaminimet dhe trajtimi mund të kushtojë më shumë sesa shuma e cekur, varësisht nga gjendja e Robertit.

Kushdo që ka mundësi për të kontribuar për shërimin e Robertit, mund të dërgoni mjetet në llogarinë bankare me numër: TEB XK05 2011000038860083. Llogaria është në emrin e nënës Afërdita Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *