Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve të ndryshme mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë në shumë raste nevojitet ndërhyja e Policisë.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Opterushë të Rahovecit, ku një person ka kërkuar ndihmën e Policisë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 38-vjeçari ka deklaruar se ka pranuar kërcënime përmes telefonit nga një 28-vjeçar.
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, i riu është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.