Të shtëna me armë gjatë festës së Fitër Bajramit në SHBA, raportohet për të plagosur

SHBA- Disa persona janë plagosur nga të shtënat në një ngjarje ku po merrnin pjesë për Fitër Bajramin në Philadelphia.

Të shtënat ndodhën jashtë një xhamie, ditën që shënon fundin e muajit të shenjtë mysliman.

Mediat e huaja kanë raportuar se katër persona janë arrestuar dhe disa armë janë gjetur nga policia. CBS News  raporton se të shtënat filluan pas një mosmarrëveshjeje në tubim.

Policia ka rrethuar vendin dhe po kërkon për prova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *