Për shkaqe sigurie, anulohet për media ceremonia e diplomimit të deminierëve të kontingjentit ukrainas

Anulohet pjesëmarrja e mediave në ceremoninë e diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas e cila pritet të mbahet sot në orën 13:00 në  kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit”.

Sipas një njoftimi të zyrës së informimit të Ministrisë së Mbrojtjes bëhet e ditur se anulimi për media është bërë për shkaqe të sigurisë.

“Ju njoftojmë se ftesa që është bërë për aktivitetin e ‘Ceremonisë së  diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas’ në kazermën e FSK-së ‘Lidhja e Prizrenit’,  për ditën  e sotme,  për shkaqe të ndjeshme të natyrës së sigurisë anulohet, pra nuk do të ketë prani të mediave”, thuhet në njoftim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *