Aksidenti i burrit të këngëtares Shkurte Fejza, çka ndodhi me shoferin?- Flet avokati

Bashkëshorti i këngëtares  Shkurte Fejza, Hajrush Behluli është aksidentuar ditë më parë  nga një makinë në Prizren.

Ai ishte duke ecur në këmbë, kur ndodhi incidenti.

Bashkëshorti i këngëtares ndodhet në spital, ndërkohë që nuk ka ende një njoftim zyrtar për gjendjen e tij.

Avokati i shoferit i cili ka goditur burrin e Shkurte Fejzës, ka folur për rastin se shoferi është lënë i lirë.

Avokati Gent Gjini ka thënë se kjo lëndë cilësohet si aksident trafiku, ai poashtu ka treguar se shoferi i ka treguar ndihmë familjes vazhdimisht.

“Po ai është lënë i lirë sepse varësisht në këto lloje të rasteve kur nuk ka dashje motive të ndryshme po ka qenë një aksident trafiku dhe në këto raste persona lëshohen në procedurë të rregullt”, ka thënë ai.

Gjini thotë se shoferi nuk është praktikues i fesë islame dhe se sipas tij rasti nuk ka lidhje me deklaratat e Behlulit ndaj Shefqet Krasniqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *