Ishte zhdukur në Leposaviq, Shoqata e Kërkim-Shpëtimit e gjen të moshuarin pa shenja jete

Një i moshuar është zhdukur sot në Komunën e Leposaviqit.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se i njëjti është gjetur pa shenja jete.

Shoqata thotë se rreth orës 10 ka pranuar ftesë nga Policia për të bashkëpunuar në operacionin e kërkimit.

Ndërkaq, viktima është gjetur pa shenja jete rreth orës 17:00.

“Sot rreth ores 10:00 Kemi pranuar nje ftesë nga Policia e Kosoves, për humbjen e nje personi te moshuar ne Komunën e Leposaviqit. Pas kërkimeve intensive nga antarët e shoqatës kemi arritë që ta gjejmë të humburin pa shenja jete dhe kemi bërë dorzimin tek organet kompetente viktima është gjetur rreth ores 17:00” thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *