LAJMI I FUNDIT/ Arsenal të madh armatimi të lënë nga terroristët serbë e gjen Policia e Kosovës në mal

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se “Sot me datën 30.09.2023, është bërë kontrolli i terrenit që përfshin fshatin Brezne – Zveqan, pjesën malore të cilën e kanë shfrytëzuar sulmuesit, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armëve të rënda, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake”, raporton Ballkani.info.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vazhdën e realizimin të detyrave dhe aktiviteteve policore, pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në fshatin Banjskë, ka vazhduar kontrollin dhe krehjen e terrenit të asaj zone, e cila ishte shfrytëzuar nga sulmuesit terrorist.

Tutje në njoftim është bërë e ditur edhe gjërat që janë gjetur dhe janë konfiskuar gjatë kontrollit në fshatin Brezne të Zveçanit.

“antiplumb; karikator me 30 fishek; kapelë dhe doreza,; maskë ngjyrë e gjelbërt,  maskë tjetër;antiplumb me tre karikator dhe 90 fishek; çantë e vogël për brez;  pjesë e sipërme e uniformes;antiplumb me 3 karikator dhe 85 fishek; armë e gjatë me 5 karikator me nga 30 fishek;një rrip, dy karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë dhe dy karikator të pistoletës me nga 15 fishek;gjoksore ngjyrë e zezë me 5 karikator nga 30 fishek dhe një granat dore; armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek; armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek; armë e gjatë me një karikator me 30 fishek;  armë e gjatë me një karikator me 30 fishek; radio lidhje motorol, zolle;kapelë ngjyrë ushtarake;një antiplumb me një karikator dhe 30 fishek;   një karikator; radio lidhje; xhakete shiut; një pako me cigare”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se pas  dokumentimit dhe paketimit, të gjitha provat materiale janë tërhequr nga ana e forenzikes,  për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e  drejtësisë. “Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore, në interes të ruajtjes së rendit kushtetues dhe ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim”, thuhet tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *