Kolonel Ahmet Krasniqi, u vra 25 vite me parë dhe ende nuk dihet nga kush u porosit e kush e shkrepi armën, por Kuvendi i Kosovës ka mbajture sot një minutë heshtje në 25 vjetorin e vdekjes.
Arben Gashi, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e kishte këtë kërkesë.
“Më lejoni që në emër të grupit parlamentar të LDK-së, të propozoj një minutë heshtje në nderim të kolonel Ahmet Krasniqit, ish-ministër i Mbrojtjes së Kosovës, meqenëse sot është 25 vjetori i vrasjes së tij” – ka deklaruar Gashi. Krasniqi ka qenë ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit, ndërsa u vra me 21 shtator të vitit 1998, në kryeqytetin e Shqipërisë.