U licencua si Ambulancë Stomatologjike Private ”IPSH ‘Jona Dent’”, në Pejë, por ajo ka ushtruar në kuadër të saj edhe shërbimet e laboratorit dentar, pa e pasur asnjë telashe se mund të zbulohet nga Inspektoriati Shëndetësor, për shërbimet që është duke i ofruar jashtëligjshëm.
Por, kësaj i erdhi fundi pasi që inspektorët i ranë në gjurmë ambulancës ‘Jona Dent’, ku gjatë një aksion të zhvillujar në Prishtinë, Pejë, Ferizaj dhe Fushë Kosovë, i është ndërprerë puna deri në licencim të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, raporton gazeta Neutral.
Gazeta Neutral ka siguruar një email zyrtar, e që aty vetë ‘MSh’, ka pranuar se kjo ambulancë ka kryer shërbime në kundërshtim me ligjin duke kryer shërbime si laborator dentar, pa licencë.
“IPSH “Jona Dental” në Pejë, është i licencuar si ambulance stomatologjike, por në kuadër të saj ka punuar edhe shërbimi i laboratorit dentar, të cilit i është ndërprerë puna deri në licencim të tij në MSH.
Ndërprerja e punës pason edhe me Vendim me gjobë për shkak të mos respektimit të Ligjit për Shëndetësim në të cilin është shprehur qartë se duhet të jenë të licencuara edhe laboratrët dentare”, është përgjigjur MSh.
Po, ashtu siç shkruhet në këtë email zyrtar të mbyllura dhe të gjobitura shkaku i ofrimit të shërbimeve të shumta shëndetësore pa qenë të licencuara, si konsulta me pacientë, shërbime të laboratorit dentar e të infermierisë, e në dy prej tyre kishte informacione se ekziston dyshimi se janë angazhuar mjekë nga Turqia.
Mbyllja e tyre javë më parë nga Ministria e Shëndetësisë, bëri jehonën e vetë për arsye se muaj më parë një grua nga Malisheva kishte vdekur, si pasoj se kishte shkuar tek një ordinancë shëndetësore dentale për ta hequr një dhëmb.
Mirë po duke qenë se ordinanca nuk ishte e licencuar për të ofruar shërbime dentare dhe personi që ia heqi dhëmbin nuk ishte stomatolog, iu komplikua gjendja shëndetësore dhe më pas gruaja vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pas këtij rasti u aktivizuan institucionet për monitorim dhe gjetjen edhe të tjera ordinance që ushtronin funksionin si të pa licencuara.
Inspektorati gjatë aksionit dhe kapjes në vepër të disa ‘mantil’ bardhëve iu shqiptoi edhe gjoba përcjellëse me mbylljen. /Neutral
Poshtë i keni të gjitha përgjigjet dhe emrat e Ordinancave private shëndetësore që janë dënuar dhe mbyllur.
Përgjigjjet nga MSH
Sa I përket inspektimeve të fundit të Ispektoratit Shëndetësor, siç jeni të onformuar janë mbyllur katër institucione siç janë:
IPSH “Jona Dental” në Pejë, është I licencuar si ambulance stomatologjike, por në kuadër të saj ka punuar edhe shërbimi i laboratorit dentar, të cilit i është ndërprerë puna deri në licencim të tij në MSH.
Ndërprerja e punës pason edhe me Vendim me gjobë për shkak të mos respektimit të Ligjit për Shëndetësim në të cilin është shprehur qartë se duhet të jenë të licencuara edhe laboratrët dentare.
2. IPSh “CIAR GLOBAL”, I është ndërprë puna pasi është i pa licencuar në MSH. Për këtë institucion ekzistonin dyshimet se aty vjen një jek turk për të punuar. Institucioni është mbyllur dhe të njëjtit I shqiptohet Vendimi me gjobë.
3. IPSH “A.C.I” i është ndërprerë puna për arsye se nuk posedon licencë të Ministrisë së Shëndetësisë. Po ashtu në këtë institucion kishte dyshime se vjen një mjek turk për konsulta me pacientë. Këtij Institucioni do t’i shqiptohet Vendimi me gjobë.
4. IPSH “Erindi Olloni” i është ndërprerë puna për shkak se nuk është I licencuar në Ministrinë e Shëndetësisë. Ky institucion ofronte shërbime të infermierisë. Mbyllja e Insticionit pason me Vendimin me gjobë, ku gjobat janë shqiptuar në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Faleminderit për bashkëpunim!
Me respect, DKP/MSh
Gazeta “Neutral”