Reagon përfaqësuesja e shqiptarëve nga Sanxhaku: Nuk jam serbe, pse nuk po ma pranoni diplomën në Kosovë!

Amina Nuraj, problemin për njohjen e diplomave po e përjeton tani nga shteti që ajo e respekton si të sajën, pra në Kosovës, nuk po ja njohin dëshminë që ka diplomuar, psi nuk kanë marrëveshje me Serbinë për njohjen e diplomave nga të dyja vendet.

Për kundër që para disa muajve është nënshkruar marrëveshja mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, për njohjen e diplomave njëra tjetrës.

Në një reagim ajo ka shprehur habinë se si nuk i pranohet diploma nga Ministrinë e Arsimit dhe Qendra për njohje të diplomavë “Naric”.

E revoltuar Nuraj, ka shkruar duke ju bërë me dije atyre që sipas saj po tentojnë ta paraqesin Kosovën si vend, por nuk do të ja arrijnë.

Reagimi i plotë i Amina Nuraj, nga Sanxhaku.

Republika e Kosovës, së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Naric (Qendra për njohje të diplomavë), nuk duan të më pranojnë diplomën dhe kështu më vendosën në pozicion të njëjtën në rrugë me serbët. Por nuk ka rëndësi, për shkakun tim nuk duhet të ma pranoni kurrë diplomën, as jeta ime nuk varet nga pranimi i kesaj diplome, por e gjithë kjo është e planifikuar sepse nga të gjitha anët po mundohen të më nxijnë Kosovën në sytë e mi, por kjo kurrë nuk do të ndodh sepse Kosova dhe populli i Kosovës janë në  zemren dhe në shpirtin tem.

ME RESPEKT, AMINA NURAJ 🇦🇱

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *