Haradinaj flet për raportin me Radojiçiqin, tregon se në cilin vit i ndau rrugët me te

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaron në “Pressing” në T7 se i ka ndarë rrugët me Milan Radojiçiq në vitin 2018.

Teksa u pyet për raportin e tij me Radojiçiqin, Haradinaj tregoi rrjedhojën e takimit të tij me nënkryetarin e Listës Serbe.

 “Me z.Radojiçiq unë i kam nda rrugët në 2018-ën, takimi i famshëm që shihet në zyre e ka pas këtë përmbajtje, p.sh nuk e kemi elaboru çdo herë. Përmbajtja ka qenë Kosova po i voton ligjet e ushtrisë së vet dhe serbët janë kanë në gjendje me u pajtu me ligjet, vetëm nëse përfshihet ndonjë nen që ushtria e Kosovës nuk shkon në veri, në momentin kur e kanë vërtetu që ligjet do të shkojnë pa asnjë kufizim, pra ushtria e Kosovës në bazë të ligjeve ka obligim me mbrojtë gjithë territorin dhe ju e dini janë nda rrugët. Kjo është e vërteta, çdo fakt nga viti 2018 e tuje, kam provu edhe me i bind që krijimi i ushtrisë së Kosovës nuk është kundër tyre e serbëve të Kosovës, mund të shërbejnë edhe të rinjt serb, por ata nuk e kanë pranu dhe i kemi nda rrugët”, tha Haradinaj.

Radojiçiq dyshohet se ka qenë pjesëmarrës i grupit terrorist që sulmuan Policinë e Kosovës të dielën në Banjskë të Zveçanit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar disa pamje të grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, ku shihet edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, i cili është i sanksionuar nga ShBA’të dhe Britania e Madhe. Për të u raportua se është plagosur dhe ndodhet duke u shëruar në spital në Beograd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *