Gjatë përpjekjes për t’iu afruar, gruaja lëndohet nga elefanti në Indi

Edhe pse elefantët njihen si gjigant të butë, ata shpeshherë mund të jenë edhe të rrezikshëm.

Shpesh në rrjete sociale shfaqen video të elefantëve teksa shfaqin anën e tyre të frikshme, nga ndjekja e veturave, e deri te trembja e kafshëve të tjera.

Së fundmi, videoja e një incidenti të ngjashëm është bërë virale në X.

Në video shihet një grua e cila po tenton të miqësohet me gjigantin ndërsa ai ishte duke ngrënë ushqimin e tij. Pak çaste më vonë, gruaja sulmohet dhe shtyhet nga elefanti i zemëruar.

Pamjet kanë tronditur përdoruesit e internetit, pasi ky nuk është rasti i parë i incidenteve me elefantë.

Bëhet e ditur se, vetëm në tre javët e fundit, në Kerala të Indisë kanë vdekur tre persona nga sulmet e elefantëve, gjë që ka ngjallur protesta.

Shiko videon këtu:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *