Ekskluzive: Egzon Reshani me histori të rëndë kriminale kërcënon Gazetën Neutral

Egzon Reshani, i cili është në qendër të një skandali të madh pas komenteve të tij të papëlqyeshme në rrjetet sociale lidhur me rastin xhudistit Akil Gjakova kundrejt dhunës fizike ndaj gruas së tij, ka shkaktuar shqetësim të madh në opinion për shkak të sjelljes së tij të papërshtatshme, shkruan Gazeta Neutral.

Pas komentit të tij në postimin e xhudistit Akil Gjakova, ku ai shkruajti: “Grat e sodit veq plumi i rahaton”, Egzon Reshani është shprehur edhe më tej duke kërcënuar Gazetën Neutral lidhur me raportimin kundrejt tij: duke shkruar: “gazete k*rvash, a tkom borgj najsend a qa pom qet me foto”.

Pas këtij kërcënimi, Gazeta Neutral ka raportuar rastin në polici. Andaj Gazeta Neutral është në pritje të veprimeve konkrete të Policisë së Kosovës në lidhje me këtë çështje, duke synuar të sigurojë sigurinë dhe mbrojtjen e ekipit të saj në rrezik.

Në pritje të veprimeve të autoriteteve të policisë, shqetësimet për sigurinë dhe integritetin e mediave në Kosovë po rriten, duke theksuar nevojën për reagime të shpejta dhe të ndjeshme për këto situata.

Gjatë burimeve të sigurta të Gazetës Neutral, është zbuluar se Egzon Reshani ka një histori kriminale të rëndë, duke përfshirë recidivizëm në shumë vepra, 16 aktgjykime, si dhe akuzat për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, gjobë për posedim të paautorizuar të narkotikëve, burgim me kusht për veprën penale kanosja, dhe burgim me kusht për veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Kjo situatë ka ngritur shqetësime të mëdha për sjelljen dhe historinë e Egzon Reshanit, duke nxitur debatet për rëndësinë e ndëshkimit të rregullt dhe rehabilitimit në rritjen e sigurisë dhe respektimit të ligjit në shoqëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *