Enver Petrovci : ” Me pas qenë femën isha martu me Menduh Thaçin”

Në një intervistë në emisionin “Show i sw premtws” të moderuar nga Adelina Ismajli, artisti i mirënjohur Enver Petrovci ka dhënë deklarata që kanë shkaktuar jo pak zhurmë në media dhe rrjete sociale, shkruan Gazeta Neutral.

I ftuar të diskutojë rreth preferencave të tij politike dhe mendimeve për figurat kyçe në skenën politike të Shqipërisë dhe Kosovës, Petrovci ka zgjedhur të ndajë me publikun një zgjedhje të papritur.

Në përgjigje të pyetjes se cilin nga politikanët e njohur nga të dyja vendet do të zgjidhte, Petrovci ka surprizuar të gjithë me përgjigjen e tij. Duke u ndalur te dy figura të njohura politike, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, Petrovci ka bërë një zgjedhje të papritur duke iu referuar Thaçit.

Me një ton të lehtë dhe ndoshta duke kërkuar të shtojë një element humori në diskutim, ai ka thënë: “Me pas qenë femën, isha martu me Menduh Thaçin”.

Kjo deklaratë ka shkaktuar një valë reagimesh në media sociale, ku përdoruesit kanë ndarë mendimet e tyre ndër të qeshurat dhe habinë. Disa e kanë parë si një moment argëtues dhe një mënyrë për të thyer monotominë e diskutimeve politike, ndërsa të tjerët kanë qenë më kritikë, duke e cilësuar atë si të papërshtatshme.

Aktori vazhdon të jetë një figurë e dashur për publikun, jo vetëm për talentin e tij artistik, por edhe për personalitetin e tij të veçantë dhe aftësinë për të shkaktuar diskutime me deklaratat e tij.

Emisioni i plotë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *