“Ferma VIP”, Floriani merr vezët nga koteci i pulave, ua bën “dhuratë” Çiljetës dhe Glorias

Kjo është ferma e parë e VIP-ave në Shqipëri. Një koncept marramendës në tetë hektarë tokë, aty ku sapo ka nisur të jetohet një reality show si asnjëherë më parë.

16 karaktere shumëdimensionalë dhe tërheqës në të njëjtën kohë, lanë gjithçka pas për të fituar një përvojë që e konsiderojnë unike.

Nën moderimin e Fjoralba Ponarit nga studio qendrore dhe Bes Kallakut, i cili u gjend mes konkurrentëve në rolin e kryeplakut, spektakli i mbrëmjes së të premtes përçoi magjinë që mbajti mbërthyer publikun.

Surpriza e natës së parë nuk ishin vetëm VIP-at, por edhe dy figura të rëndësishme të mendimit dhe analizës. Sonila Meço dhe Enkel Demi në rolin e opinionistëve, i dhanë një vështrim në 360 gradë përmbajtjes dhe pritshmërive, ndërsa gara sapo ka nisur.

Sfida e parë përfundoi me 12 fermerë dhe 4 fakirë, të cilët do të qëndrojnë në “shtëpinë e fukarait”, e quajtur kështu pasi ofron kushte modeste jetese bazike. Këta të fundit, grupi i Rensi Gjokës, e kanë nisur të shtunën me punët e para të fermës që në orët e para të mëngjesit, derisa të meritojnë statusin fermer.

Ata do të flejnë në një ambient tjetër nga bashkëudhëtarët e tyre në këtë rrugëtim. Bëhet fjalë për një shtëpizë, që Besi e përshkruan si përrallash.

“Keni një suprizë tjetër nga Agai, përveç se do e keni tualetin jashtë, do e keni alla turke”, shpjegoi Besi.

Shtëpiza përbëhet nga krevatë marinari, duke i “mohuar” humbësve disa nga privilegjet e banorëve të tjerë

Fermerët kanë nisur me punët e përditshme, teksa kanë marrë vezët e para nga koteci i pulave. Floriana doli “vullnetar’ për të marrë vezët nga koteci.

Ai shoqërohej nga Çiljeta dhe Gloria, të cilave ua bëri “dhuratë” vezët.

Shiko këtu:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *