Muhaxheri jep detaje nga vizita e Escobarit dhe Hovenierit në Pejë

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, ka qëndruar në Pejë ku është pritur në takim nga kryetari i komunës, Gazmend Muhaxheri.

Escobar është shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

E Muhaxheri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë takimit me theks të veçantë nga të dyja palët është vlerësuar jetik rrugëtimi i përbashkët në proceset integruese të Kosovës bashkë me SHBA-në.

“Sot, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar gjatë qëndrimit të tij në Kosovë është ndalur në Pejë. Isha i nderuar, që bashkë me ekipin tim të isha nikoqir i takimit të z.Gabriel Escobar, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i SHBA-së në Republikën  e Kosovës, shkëlqesisë së tij z.Jeffrey M. Hovenier me bashkëpunëtorë”.

“Gjatë takimit me theks të veçantë nga të dyja palët është vlerësuar jetik rrugëtimi i përbashkët në proceset integruese të Kosovës bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Muhaxheri.

Escobar aktualisht është duke zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në objektin e Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *