Gjykata Themelore e Ferizajt reagon për zjarrin në degën e saj në Kaçanik, këto janë dyshimet e para

Objekti i Gjykatës Themelore – dega në Kaçanik, është përfshirë nga zjarri dhe si pasojë janë dëmtuar dy zyre.

Lidhur me këtë Gjykata Themelore e Ferizajt ka dalë me një reagim ku thuhet se dyshohet për zjarrvënie nga persona të panjohur deri më tani.

Tutje, thuhet se si pasojë e zjarrit ka pasur dëme materiale, por jo pasoja në njerëz.

“Ju informojmë se sot më 13 mars 2024, rreth orës 04:00 të mëngjesit, zjarri ka kapluar një pjesë e dy zyrave të katit të II-të të objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik. Ekipi i zjarrfikësve dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes me çka është lokalizuar zjarri, janë ndërmarrë masat e nevojshme dhe zjarri është shuar si dhe kanë zhvilluar procedurat dhe marrjen e provave. Si pasojë e zjarrit ka pas dëme materiale por jo pasoja me njerëz. Sipas të dhënave të Organeve kompetente dyshohet për zjarrvënie nga persona të panjohur deri më tani”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *