Një burrë lakuriq u ngjit në një linjë elektrike: Nuk keni parë kurrë më parë një operacion shpëtimi si ky

Videoja dramatike po qarkullon në rrjetet sociale dhe dyshohet se është regjistruar në Pakistan.

Ne shohim një burrë të zhveshur që ngjitet në një linjë elektrike dhe njerëz që ngjiten pas tij.

Fatkeqësisht, asnjë informacion shtesë nuk është publikuar në platformën ItemFix dhe ne e pranojmë se disa detaje janë konfuze.

Sidomos fakti që njerëzit e godisnin njeriun lakuriq me këpucë gjatë gjithë kohës, dhe ai po i kthente në të njëjtën mënyrë.

Në fund humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, por e kapi një nga telat! Fatmirësisht ai nuk u godit nga rryma, sepse me siguri do të kishte qenë fundi i tij.

Në fund ai ka rënë mbi një jastëk mbrojtës, i cili është vendosur nga shpëtimtarët, ndërsa turma ka bërtitur dhe ka filmuar të gjithë dramën me telefonat e tyre.

Nuk dihet epilogu i rastit të çuditshëm, por ka gjasa që burri të jetë transferuar menjëherë në spital.

Shiko videon këtu:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *