Ekskluzive: Klubit “Bolero” në Zvicër ia ndërpret Policia performancën, këngëtarët ishin pa viza pune

Mbrëmjet e shpeshta të këngëtarëve në diasporë sjellin përfitime të larta për artistët. Shuma të majme parash besohet të marrin këngëtarët në paraqitjet e tyre 30 minutëshe, shkruan Neutral Bizz.

Për vetëm gjysëm ore, një këngëtar mund t’i marr mbi 5 mijë euro.

Megjithatë, sipas rezultateve të fundit nga ASK, dyshohet se këngëtarët nuk i raportojnë këto të hyra. Mbrëmjen 13 prillit, në klubin “Bolero” në Zvicër, disa këngëtarëve iu është ndalur performanca në gjysmë.

Burimet e Neutral Bizz bëjnë të ditur se policia zvicerane ka ndërhyrë gjatë mbrëmjes duke ndaluar në gjysmë paraqitjen e këngëtarëve. Sipas të njëjtit burim, dyshohet se artistët nuk kanë qenë të pajisur me vizë pune.

Ndryshe, për të kënduar jashtë shtetit, këngëtarët shqiptarë duhet të pajisen me vizë pune si cdo person tjetër që merr rrugët e gurbetit për të punuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *