Zyrtare: Bylbyl Sokoli trajner i ri i Dinamo Ferizaj

Bylbyl Sokoli është trajneri i ri i Dinamos.

Klubi nga Ferizaj ka zyrtarizuar marrëveshjen me trajnerin e njohur.

Sokoli zëvendëson Burim Qerkinin te Dinamo.

65-vjeçari gjen ferizajasit në pozitën e dytë në Grupin A të Ligës së Parë, me 31 pikë të grumbulluara pas 17 xhirove.

Synimi i Dinamos është inkuadrimi në Superligë, teksa është vetëm një pikë prapa Suharekës ’23, që prin në këtë grup.

Njoftimi i plotë nga klubi i Dinamos:

“𝐁𝐲𝐥𝐛𝐲𝐥 𝐒𝐨𝐤𝐨𝐥𝐢 𝐞𝐦𝐞̈𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐬𝐡𝐞𝐟 𝐢 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐛𝐢𝐭 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐢𝐤 

Trajner Bylbyl Sokolit, i kemi besuar programit të tij dhe nga sot është emëruar si kryetrajner FC Dinamo.

I njohur për dedikimin dhe profesionalizmin e tij, janë disa prej karakteristikave të tij ku edhe është i gatshëm për sfidat të cilat na presin së bashku

Trajner Bylbyl Sokoli është i pajisur me licencën UEFA Pro”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *