Kurti mbledh ministrat

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Kryeministri Kurti, bashkë me ministrat e tij, do të takohet me fillim nga ora 11:00, raporton Indeksonline.

Ndonëse nuk janë bërë të ditura pikat e rendit të ditës, nga Zyra e Kryeministrit kanë ndarë agjendën e Kurtit përgjatë ditës.

Së pari do të bëhen homazhe në Saradran të Istogut, me rastin e 25 vjetorit të masakrës së Saradranit.

Ndërkaq, më vonë gjatë ditës, Kurti do të marrë pjesë në përurimin e platformës online për komunitet./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *