Policia paralajmëron qytetarët të kenë kujdes nga keqbërësit “online”

Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët të kenë kujdes nga mashtrimet prej keqbërësve kibernetikë.

Përmes një njoftimi, PK-ja ka deklaruar se së fundmi, keqbërësit kibernetikë janë duke aplikuar një formë mashtrimi, përmes së cilës i joshin përdoruesit e internetit të investojnë në platforma të ndryshme online.

“Kjo formë e mashtrimit përfshin investimin në kinse kriptovaluta përmes platformave të ndryshme fiktive që dyshohen se janë skema piramidale.

Me qëllim që të minimizojmë kërcënimet kibernetike dhe qytetarët të mos bien viktimë e tyre, Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes nga investime në platforma të panjohura të internetit” thuhet mes të tjerash në njoftimin e Policisë.

Ky është njoftimi i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *