Departamenti amerikan i Shtetit është shprehur “i zhgënjyer” që nuk ka pasur përparim në bisedimet e sotme të takimit të Nivelit të Lartë në Bruksel, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë nga një zëdhënës i DASh.
“Presim që të dyja vendet t’i marrin seriozisht obligimet e tyre me Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, që kanë arritur më herët këtë vit. Koha po kalon. Ne duam të shohim përparim në obligimet ekzistuese dhe të mëparshme, të ndërmarra në dialog dhe me Marrëveshjen së Ohrit, duke përfshirë këtu themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.
“Siç e kemi thënë vazhdimisht, dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë”, shtoi ai