Gazetari Huan Francisko Reuda, i cili kishte shkuar në Argjentinë për të raportuar për ndeshjen e kombëtares së Ekuadorit në kualifikueset e Bortërorit, është bërë protagonisti i një episodi të pazakonte.Ai ka qenë në lidhje direkte nga hoteli i tij, kur në një moment ndërsa tentonte të rregullonte kamerën, ka ndryshuar planin duke shfaqur anën tjetër të dhomës ku shihej një grua gjysmë e zhveshur.
Një raportim i shkuar keq, e me siguri edhe me pasoja në familje.Video e një gazetari që raporton për ndeshjet e kombëtares së Ekuadorit, ka pushtuar rrjetet sociale këto ditë. “Kujdes, ke dikë të zhveshur! Ndërro planin”, tha një nga personat në studio për ketë moment shumë të veçantë.
Sipas mediave ekuadoriane, gruaja në këto plane nuk është bashkëshortja e tij, por një tjetër gazetare, Romina Rondon, e cila gjithashtu kishte shkuar që të ndiqte kombëtaren në Argjentinë.Të dy gazetarët janë zhdukur nga rrjetet sociale që pas publikimit të këtyre pamjeve që po bëjnë xhiron e rrjetit.