Pengmarrësi shqiptar prangoset në Londër, merr fund arratia e tij 9 vjeçare

Shqiptari është arrestuar nga skuadra ekstradimeve por nuk jepen të tjera detaje se çfarë statusi qëndrimi kishte në Angli. Në fletë-arrestin e lëshuar nga drejtësia shqiptare thuhet se “Roland Beqiraj në datë 11/09/2014 në territorin shqiptarë i hoqi lirinë në mënyrë të padrejtë, kundra dëshirës së tij shtetasit tjetër shqiptarë Elton Visha”

Ka marrë fund arratia nëntë vjeçare e një të kërkuari nga drejtësia shqiptare, nën dyshimin se u përfshi në një peng marrje në vitin 2014. Top Channel duke iu referuar dokumenteve gjyqësore, paraqitur në gjykatën e ekstradimeve në Londër, raporton se është arrestuar Roland Beqiraj 30 vjeç, pasi ndaj kishte një urdhër arresti ndërkombëtar.

Procesi ekstradimit ndaj tij do të vijojë në 02/10/2023 ora 10:00, nga ku gjykatësi DJ Griffiths, do të lexojë vendimin për këtë kërkesë ekstradimi nga shteti shqiptarë.Deri në këtë datë Roland Beqiraj do të qëndrojë i lirë me kusht pasi të afërmit kanë vendosur një garanci pasurore prej 5.000 sterlinash. Atij i është marrë pasaporta shqiptare dhe çdo të hënë i duhet të paraqitet në stacionin policor në Colindale të Londrës, raporton Top Channel, transmeton gazeta Neutral.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *