ZYRTARE/ Vetëm 17 vjeç, futbollisti shqiptar firmos me ekipin e parë të Bayern Munich deri në 2025

Arijon Ibrahimovic dhe Bayern Munich kanë zgjatur kontratën deri verën e 2025. Fantazisti 17-vjeçar nga Prizreni është pjesë e moshave të Bayern qysh prej 2018, teksa një javë më parë u bashkua me ekipin e parë të bavarezëve, kjo pas kërkesës së trajnerit Nagelsmann.

Hasan Salihamidžić , drejtori sportiv i Bayern u shpeh i lumtur për këtë marrëveshje.

“Ne jemi shumë të lumtur që kemi vazhduar kontratën me Ari Ibrahimović. Ai është zhvilluar shumë mirë me ne dhe tani do të jetë pjesë e skuadrës sonë të parë”, tha ish-futbollisti.

Nga ana tjetër, Ibra u shpreh i lumtur për arritjen në ekipin e parë.

“Jam shumë krenar dhe falenderues. Është një ëndërr e realizuar për mua. Mezi po pres hapat e ardhshëm në ekipin e Bayern”, tha fantazisti.

Ibrahimovic u bashkua me Bayern nga FC Nürnberg në verën e 2018 në moshën 13 vjeç. Ai bëri 48 paraqitje në të gjitha garat për U17 dhe U19, duke shënuar 25 gola. Së fundmi bëri debutimin e tij për rezervat e FC Bayern dhe ka bërë dy paraqitje në sezonin aktual. Ibrahimovic përfaqësoi skuadrën gjermane U17 dhe ka luajtur 12 herë (nëntë gola) dhe aktualisht luan për U18 (dy gola në gjashtë ndeshje).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *