Mason Greenwood ka lëshuar një deklaratë, ku ka konfirmuar se ai ka arritur një marrëveshje me United që të largohet nga klubi
Greenwood ka qenë i suspenduar që nga janari i vitit 2022, kur ai ishte arrestuar. Në tetor të vitit 2022, ai është akuzuar për dhunim, tentim kontrolli dhe detyrim për abort si dhe sulm për dëmtime trupore. Sulmuesi i United i mohoi të gjitha këto akuza.
Të gjitha këto akuza kundër tij ranë poshtë në shkurt, për shkak të “largimit të dëshmitares kyçe nga dëshmia dhe material i ri erdhi në dritë që do të thotë se nuk kishte më prova reale që ai të gjykohet”, kishte shkruar Shërbimi Prokurorial i Kurorës në Angli.
United dhe Greenwood kanë postuar të dyja deklarata që konfirmojnë që karriera e futbollistit do të jetë jashtë këtij klubi.
“Dëshiroj të filloj duke ju thënë që e kuptoj çdo njeri do të me gjykoj muaj për shkak të asaj çfarë ata kanë parë e dëgjuar në rrjetet sociale dhe e di që njerëzit do ta mendojnë më të keqen”, thuhet në deklaratën e gjatë të Greenwood.
“Jam i rritur për të ditur që dhuna apo abuzimi në çdo lidhje është i keq, nuk i kam bërë gjërat për të cilat jam akuzuar dhe në shkurt jam liruar nga të gjitha akuzat. Megjithatë, e pranoj që kam bërë gabime në lidhjen time dhe e ndaj përgjegjësinë për këtë situatë që rrodhi në rrjetet sociale”.
“Po mësoj të kuptoj përgjegjësitë e mija për të dhënë shembull të mirë si një profesionist i futbollit dhe jam i fokusuar po ashtu në të qenit baba i përgjegjshëm, si dhe një partner i mirë”.
“Vendimi i sotëm ka qenë pjesë e një bashkëpunimi në mes Manchester United, familjes sime dhe mua. Vendimi më i mirë për ne të gjithë, për muaj është që të vazhdoj karrierën larg Old Traffordit, ku prezenca e ime nuk do ta shpërqendrojë klubin”.
“E falënderoj klubin për mbështetjen e tyre prej që ju bashkova atyre kur isha shtatë vjeç. Ata gjithmonë do të jenë pjesë e imja e cila quhet United. Jam jashtëzakonisht mirënjohës familjes sime dhe të gjithë të dashurve të mijë për mbështetjen e tyre dhe tani me duhet t’ia ri paguajë besimin që ata treguan në mua”.
“Kam për qëllim që të bëhem futbollist më i mirë, më e rëndësishmja baba i mirë, një person i mirë ku do ta përdori talentin tim në mënyrë pozitive në fushë”.