Karim Benzema sapo ka njoftuar pensionimin nga përfaqësuesja e Francës. Ylli i Real Madridit nuk arriti të ndihmojë “gjelat” në Botëror për shkak të një lëndimi dhe tashmë ka vendosur largimin e përhershëm nga kjo fanelë.
“Kam bërë përpjekjet dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenar për këtë!
Unë shkrova historinë time dhe e imja përfundon këtu” shkruan Benzema në njoftim.
Flitej se sulmuesi i famshëm kishte krisur raportet me Deschamp pasi që kishte insistuar të ishte pjesë e finales, gjë të cilën trajneri nuk e ka lejuar./Indeksonline
Ndiqni linkun më poshtë.
https://www.instagram.com/p/CmWkqAaI-ly/?igshid=MWI4MTIyMDE=