Selektori i Zvicrës, Murat Yakin e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për Kupën e Botës.
Në mesin e 26 futbollistëve të ftuar i shohim edhe emrat e tre shqiptarëve: të zakonshmit Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka dhe Ardon Jashari, ndërsa s’kishte vend për Andi Zeqirin.
Helvetikët gjenden në grupin G të Botërorit së bashku me Brazilin, Kamerunin dhe Serbinë.
Xhaka me shokë do ta nisin eksperiencën në “Katar 2022” me ndeshjen ndaj Kamerunit, më 24 nëntor, kurse duelin special me Serbinë do ta zhvillojnë më 2 dhjetor, e paraprakisht me Brazilin, më 28 nëntor.