Kombëtarja e Zvicrës përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar zhvillimin e dy miqësoreve para ndeshjeve të Euro 2024.
Më 4 qershor, “Helvetikët” e trajnerit Murat Yakin luajnë ndaj Estonisë, në Luzern, shkruan Indeksonline
Kurse më 8 qershor kundër Austrisë, në St.Gallen.
Kujtojmë që para qershorit, Zvicra e shqiptarëve do t’i luajë dy miqësore, ndaj Danimarkës dhe Republikës së Irlandës.
Në Euro 2024, Zvicra është në grup së bashku me Hungarinë, Skocinë dhe Gjermaninë.