Zveçan: Policia e Kosovës sulmohet nga persona të armatosur, plagoset një polic

Një polic ka mbetur i plagosur në fshatin Serbovc të Zveçanit. 

Disa persona të armatosur kanë gjuajtur me armë zjarri nga një “AUDI” në drejtim të Policis së Kosovës, shkruan kosovalive.net

Në njoftimin që e bëri Policia e Kosovës, polici është plagosur lehtë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

NJOFTIMI I PLOTË NGA POLICIA E KOSOVËS:

NJOFTIM PËR MEDIA

Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.
Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *