Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion ku ka bastisur tre lokacione në Zubin -Potok.
Lajmin e ka konfirmuara për Indeksonline, zëvendës komandatit i policisë në veri Veton Elshani.
Ai tha se bastisja ka përfunduar dhe nga ky aksion nuk ka të arrestuar , vëtëm se janë gjetur prova të dobishme për rastin detyrim, “haraç”.
“Tri bastisje janë zhvilluar sot në lokacione të ndryshme. Aksioni ka përfunduar, nuk ka të arrestuar. Kemi gjet prova të dobishme për rastin deryrim”, tha Elshani.