‘Zoti po të tregon që të gjithë kanë shkuar, jemi vetëm unë e ti’ Adriana Matoshi me një postim prekës

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi është një emër mjaft i komentuar.

Ajo krahas angazhimeve të tjera është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale ku përveç imazheve herë pas here bën edhe postime që ngjallin kureshtjen.

Njëjtë ka vepruar edhe së fundmi duke shkruar një postimi në të cilin ka habitur ndjekësit, megjithatë Adriana u kujdes që të theksonte se asgjë nuk është personale.

“Vjen një kohë kur njerëzit të lënë, mund të të lërë shoqëria, mund të të lërë familja, ndodhë! Ata për të cilët kurrë nuk e ke menduar, largohen. Mos u dëshpëro! Zoti po të tregon që të gjithë kanë shkuar, jemi vetëm unë e ti. Hajde këtu. Asgjë personale”, ka shkruar aktorja.

Ndërkohë, pak ditë më parë Agjencinë Kundër Korrupsionit publikoi listat e deklarimeve të pasurisë për personat zyrtarë mes tyre edhe të Matoshit.

Adriana ka deklaruar shtëpi 66 metra katrorë në vlerën 400 mijë euro, e cila është në pronësi të prindit të saj, ajo gjithashtu ka afro 1250 euro kursime në bankë.

Ndërkohë të hyrat e saj vjetore janë 20,150 euro nga Kuvendi i Kosovës, 4,000 euro nga angazhimi i saj artistik në produksionin Doeel në Shkup dhe 3,800 euro të hyra nga angazhimi i saj në serialin vendor “Sha je be tu folën”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *