“Zoti më ktheu”, 5 vjeçari pretendon se është rimishërimi i një gruaje që u dogj në 1993

Një djalë 5 vjeçar nga SHBA ka tronditur me historinë e tij pasi pretendon se është rimishërimi i një gruaje të vdekur që u dogj në një zjarr në Çikago, duke thënë se “Zoti e ktheu atë”. Sipas New York Post, familja e Luke Ruehlman u shfaq në shfaqjen paranormale “The Ghost Inside My Child”.

Prindërit thanë se fëmija pretendon se është shpirti i Pam Robinson, e cila vdiq së bashku me 18 persona të tjerë në një zjarr që ra në hotelin Paxton në Çikago në 1993. Nëna e tij tha se fëmija në moshën dy vjeçare filloi të përmendte se quhej Pam, por as ajo dhe as burri i saj nuk njihnin dikë me atë emër.

Një ditë ai u kthye tek unë dhe më tha ‘unë kam qenë Pam, por vdiqa dhe shkova në parajsë’,” tha nëna duke shtuar se 5-vjeçari tha: “Pashë Zotin dhe më në fund, Zoti më ktheu. Unë isha një foshnje dhe ju më quajtët Luka.” Ajo gjithashtu tha se djali i kishte thënë “kur isha vajzë, kisha flokë të zeza”.

Ajo filloi të shqyrtonte pretendimet e çuditshme të të birit kur mësoi për Pam Robinson, e cila ishte një nga 19 njerëzit e vrarë në një zjarr në hotelin Paxton.Ajo tha se i ka treguar fëmijës disa foto, ku paraqiteshin gra afrikano-amerikane dhe se ai e njohu menjëherë Pam, edhe pse s’e kishte parë kurrë në jetë.

Nëna më në fund u shty të kontaktonte familjen e Pam për të mësuar më shumë rreth anëtarit të tyre të ndjerë të familjes. Ajo zbuloi ngjashmëri të çuditshme mes djalit të saj dhe Pamit, duke përfshirë dashurinë e tyre të përbashkët për Stevie Wonder dhe pianon. /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *