Një reality show i nisur këto ditë në “First Chanel” ka tërhequr vëmendjen e publikut. Janë skenat e dhunës që quan në reagime të shumta. Madje KPM ka vendosur që t’i ndalet transmetimi televiziv “It’s My Home”. Por, ky program po merr një “mal” me shikueshmëri në kanalin You-Tube. Ku vetëm dje mbrëmë ishin duke e shikuar live 11 mijë persona.
Po ashtu një video e ditës së sotme ku pjesëmarrësi Samedi shfaqet i penduar dhe duke qarë ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Ai ka shpërthyer në të qara ai dëgjohej duke ju lutur Zotit që ta gëzonte si heravë të tjera.
“Zot falëm mu edin që kam ba shumë gabime, të lutna gëzom si herave të tjera, qysh me ki gëzuar me emision edhe tash. Nimom ta kem shnetën”, tha ai, përcjell Insajderi.
Ndryshe pas ndalimit KPM ka dalur sërish më një sqarim ku thuhet se “reality show” i emërtuar si “Its my home” nuk e ka aprovimin e KPM-së.
“Sipas të gjeturave nga monitorimi që KPM ka kryer me datë 14 shtator 2022, është konstatuar se OSHMA 1st Channel transmeton program të një formati të “reality shoë” i emërtuar si “Its my home”, pa aprovim të KPM-së për ndryshim të skemës programore”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në njoftim thuhet se në qoftë se “Its my home” nuk do t’i bindet KPM-së do këtë masa të tjera sanksionuese.
Valon Maloku, drejtori i First Channel, e ka quajtur sukses të shikueshmërisë, ngjarjen e ndodhur dje në programin “It’s my Home”.
Maloku në vend së të flasë për aktin e dhunës, ka dhënë këtë deklaratë skandaloze mbi numrat e shikueshmërisë së programit, duke e quajtur “sukses”.
Ndryshe, pas aktit të dhunës Policia ka zbarkuar në selinë e televizionit “First Channel”.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë është hapur rast për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”, pas intervistimit të disa personave.
Një video ishte publikuar ku shihej tek ushtrohej dhunë brenda këtij emisioni.
Siç shihet në video në debat e sipër, një banore goditet me këpucë në fytyrë nga një tjetër banor.
Viktima e dhunës, largohet duke qarë në zë madje askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar.
Përkundrazi një banore aty e përkrahë sulmuesin duke i thënë “bravo, mirë ia bëre”.