Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë në Divjakë, ndërsa është konstatuar sot. Dje në këtë zonë është përfshirë nga zjarri një nga dhomat e një hoteli. Si pasojë e flakëve ka ndërruar jetë pronari i hotelit, 60-vjeçari Llambri Marku i cili u asfiksua e më pas u dogj nga zjarri. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij. Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes