Zhegrova zemërthyer, premton se Kosova do t’i kthehet fitores

Edon Zhegrova ndihet zemërthyer pas barazimit me Andorrën.

Ylli kosovar e ka përjetuar rëndë faktin se “Dardanët” nuk mundën ta fitonin një ndeshje si kjo, e cila shihej si lehtë e kalueshme për të dhe për shokët.

Verdhekaltrit bënë paraqitje të zbehtë, ndërsa e vetmja dritë në fund të një tuneli ishte pikërisht futbollisti i Lillet.

Ai u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe e kaloi Kosovën në epërsi, por pak minuta më pas mysafirët e barazuan rezultatin.
E Zhegrova e ka bërë një postim në Instastory, përmes së cilit e ka shprehur zhgënjimin dhe mërzinë e tij, ndërsa ka premtuar se shpejt ai më shokë do t’i kthehen fitores.

Më poshtë mund ta shihni postimin e Zhegrovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *