Një vajzë është lajmëruar e zhdukur gjatë ditës së djeshme në polici.
Sipas nënës së saj, ajo është larguar nga shtëpia e më pas përmes telefonit e ka kanosur atë dhe motrën e saj.
Sipas ankueses nuk dihet vendndodhja e vajës 17-vjeçare ndërkohë rasti është në procedurë hetimore.
“Rr. Sala Hamit Jashari, Skenderaj 11.10.2023 – 18:00. Më 19.10.2023 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e dyshuara femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe përmes telefonit kontaktues i ka kanosur nënën dhe motrën e saj. Sipas tyre nuk dihet vend ndodhje e saj, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.