Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë nga fshati Gllamnik të Podujevës.
Sipas raportimeve ajo ka dalur nga shtëpia për të shkuar në shkollë ku më pas nuk është kthyer.
“Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe ende nuk është kthyer. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e PK-së