Zhaku që i shet mend kosovarëve, ishte kapur me drogë në Prishtinë

Ish-opinionistja e “BBVA” Zhaklin Lekatari, së fundmi e ka tepruar me fjalorin ndaj kosovarëve.

Në një video live ajo kishte thënë drejtuar kosovarëve: “Mësojeni gjuhën (shqipe), i hidhni mbeturinat”.

Por, një gjë duhet kujtuar.

Zhaku ishte kapur me drogë në Prishtinë pasi e njëjta me ish-të dashurin e saj kishin kultivuar, prodhuar, përpunuar dhe përgatitë, substanca e preparate të rrezikshme si narkotikë.

Sipas prokurorisë më 15 prill 2008, në banesën e tyre ishin gjetur paketime të vogla të marihuanës, mjete për përgatitjen dhe përdorimin e marihuanës si dhe fletushka lidhur me kultivimin e kësaj substance. Gjithashtu në banesën e tyre janë gjetur 579 gramë bari ngjyrë të gjelbër-marihuanë, si dhe në një vazo ishin gjetur 1345 euro.

Ndryshe Zhaku vazhdimisht po kritikon kosovarët. Së fundmi ka ofenduar edhe këngëtaren Nita Latifi duke e quajtur pseudokëngëtare.

“Sot në mëngjes shoh një pseudokëngëtare që ka vite që tenton të behët e famshme por nuk ia del dot. Pasi i iku vëmendja e BigBrotherit tenton dhe vazhdon të qëndrojë në pellgun e vëmendjes duke nxitur urrejtje fakti që kush nuk arrin të ketë sukses duke bërë gjëra të bukura por duke nxitur urrejtje tregon për mungesën e talentit dhe të aftësive profesionale. Unë do i besoj patriotizmit tuaj kur t’ju shoh që vlerat nuk i derdhni më nga dritarja, kur t’ju shoh që mësoni gjuhën shqipe, kur t’ju shoh që ta doni shokun dhe shoqen si familjarin tuaj. Kur të shoh që do ndërhyni kur ka padrejtësi kur të shoh që do thoni dhe do të jeni pro të drejtës ndërkohë që unë për katër muaj e gjysmë jam përdhunuar verbalisht nga po ju shqiptarë të nderuar kështu që kur të shoh patriotizmin e vërtetë, atëherë do i besoj edhe kësaj histerie të re kolektive”, ishte shprehur ajo./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *