Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania 2, Zhaklin Lekatari, këtë kohë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të disa postimeve që ka bërë në rrjete sociale.
Ajo këto ditë ka vizituar Serbinë dhe në një nga postimet u shpreh se ndihet e sigurt në një vend ku nuk ka shqiptarë.
Kjo nxiti reagime të shumta dhe një i tillë u bë edhe nga këngëtarja nga Kosova, Nita Latifi, e cila e quajti ‘turp’ këtë veprim të gazetares.
Zhaklina ndërkohë i është kundërpërgjigjur Nitës duke thënë se po tenton të jetë në qendër të vëmendjes pas BBVA-së – meqë si këngëtare ka vite që po mundohet por nuk po bëhet dot e famshme.
Zgjohem sot në mëngjes dhe shoh një pseudo-këngëtare që ka vite që tenton të bëhet e famshme por nuk ia del dot. Pasi i iku vëmendja e “Big Brother-it” tenton dhe vazhdon të qëndrojë në pellgun e vëmendjes duke nxitur urrejtje. Fakti që dikush nuk arrin të ketë sukses duke bërë gjëra të bukura, por duke nxitur urrejtje, tregon për mungesën e talentit dhe të aftësive profesionale”, tha Zhaklina për Nitën.
Mes tjerash, Lekatari ka ofenduar edhe kosovarët derisa shtoi se duhet ta mësojnë gjuhën shqipe.
Unë do i besoj patriotizmit tuaj kur t’ju shoh që plehrat nuk i derdhni më nga dritarja, kur t’ju shoh që mësoni gjuhën shqipe, kur t’ju shoh që ta doni shokun dhe shoqen si familjarin tuaj, kur të shoh që do të ndërhyni kur ka padrejtësi, kur të shoh që do thoni dhe do të jeni pro të drejtës, ndërkohë që unë për katër muaj e gjysmë jam përdhunuar verbalisht nga po ju shqiptarë të nderuar. Kështu që, kur të shoh patriotizmin e vërtetë, atëherë do i besoj edhe kësaj histerie të re kolektive”.