Ndonëse qytetarët shprehen të mllefosur për mbylljen e rrugës nga Katedralja në drejtim të Hotel Grandit, ushtari i KFOR-it amerikan duket se po e shijon vallëzimin në hapësirat e rrugës “Xhorxh Bush”.
Videoja e tij duke vallëzuar ka shkuar viral në rrjetin social “TikTok”.
Vëmendje të madhe mori edhe lëvizja e duarve. Ai poashtu pati përkrahjen nga ushtarët e tjerë kolegë si dhe qytetartë, të cilët përveç që e incizuan edhe e duartrokitën.
Ndryshe, rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë do të jetë e mbyllur deri më 8 janar 2023, për shkak të festave të fundvitit.
Komuna ka njoftuar ditë më parë se rruga do të jetë e mbyllur për qarkullim nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”.