Zgjati 4 muaj, Olta Gixhari dikur e lidhur me një ish-banor të “Big Brother”

Banorja e BBVA, aktorja Olta Gixhari, është një personazh brenda shtëpisë që bëhet lajm në portalet rozë, pasi përfshihet në debate të forta. Aktorja e cila nuk e ka prezantuar kurrë bashkëshortin me të cilin ka një djalë, duke mbajtur kështu jetën personale larg publikut, dikur ka qenë e lidhur me një ish-banor të “Big Brother” 1, Olsin, historia me të cilin nisi në vitin 2011 gjatë “Dancing With the Stars” ku të dy ishin konkurrent.

Dashuria e tyre zgjati shumë pak, konkretisht 4 muaj dhe ndarja thuhet se erdhi për faktin se aktorja ndihej pak më superiore se ai. Kujtojmë se Olsi, ish-banor i BBA, u bë i famshëm për lidhjen e tij brenda shtëpisë me Noçen dhe për braktisjen nga e dashura live njërës prej të shtunave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *