Zemaj kritikon Qeverinë: Shqiptarët dhe serbët janë vëllezër në hajni

Në senacën e Kuvendit të Kosovës, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se duhet të tregohet çka ka ndodh dhe çka po ndodh në institucionin i cili është gangrena e buxhetit të Kosovës.

‘‘Në komisionin hetimor parlamanetar, kanë dalë në pah keqpërdorimet për fondet publike në KEK ndërsa dje hetuesia i dha titullarin e saj atë që edhe ne e kemi potencuar, emri i tij është Nagip Krasniqi, i cili para medieve ka thënë se negocion në kompani për blerje të energjisë”, ka thënë Zemaj.

Ai tutje ka thënë se e kanë paralajmëruar kryeministrin Kurti dhe ministrat për këtë por se ata nuk e kanë marrë asnjë veprim në lidhje me tenderet me keqpërdorim me miliona euro.

Zemaj ka përmendur një rast që sipas tij është bërë hajni.

‘’Kur është dhënë ky tender për një llot ka kushtu 4.1 milionë për dy llotet në vitin 2020 janë paguar 3.5 milionë euro  kjo është hajni dhe kjo hajni mbërrin tek udhërdhënësit”, tha tutje ai.

Tutje ai ka përmbyllur fjalimin e tij me një fjalë që sipas tij nuk dëshironte të ishte i vërtetë ‘’një lajm në kohën e pasluftës ku thoshte se ‘’shqiptarët dhe serbët janë vëllezër në hajni’’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *