Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përsëriti sot se Ukraina nuk do të heqë një pjesë të territorit të saj për hir të arritjes së paqes.
“Jo, është territori ynë”, tha Zelensky në një intervistë për rrjetin amerikan CBS, përcjell Demokracia.
“Ne nuk japim territor për hir të paqes, çfarë do të ndodhë më pas – Lufta e Tretë Botërore?”, ka thënë ai.
Ai tha se Ukraina do të përparojë dhe do të çlirojë territore edhe kur të kalojë moti i mirë.