Zeka e quan Kurtin ‘krijesë mbinjerëzore’

Sipas Milaim Zekës, s’ka sovranietet e Kushtetutë kur jemi përballë amerikanëve.

Zeka në Info10 e ka quajtur “mullar të të gjitha problemeve” për zhvillimet e fundit në veri, është presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

E në anën tjetër, Zeka ka thënë se për tensionet në veri të vendit, Kosova është kthyer në vitet 2007-2008, me “budallallëkut eskluziv” të presidentës Osmani e kryeministrit, Kurti, shkruan Gazeta10.

“Mullari i të gjitha problemeve të Kosovës është Vuçiqi. Ne kemi kërkuar nga Qeveria Kurti dëgjueshmëri e koordnim i cdo veprimi nga këta faktor. Kjo qeveri është foshnjore e amatere. Po tenton ta terrorizoj publikin kosovarë me lloj-lloj krijesash artificialesh. Po flasin me armiqësi të jashtëzakonshme ndaj të gjitha qeverive të kalauara me armiqësi shumë më të madhe sesa me fol për Beogradin”, tha tutje Zeka.

Madje tutje, Zeka ka vazhduar me kritika të ashpra për Kurtin, duke thënë se rezultatet nga zhvillimet aktuale, janë rezulat i “politikës së mençur të krijesës mbinjerëzore që quhet Albin Kurti”.

“Kosova në krahasim me të kaluarën ka pësuar një kolaps total ekonomik. Po harrohet të thuhet gjithmonë, se fakti duke i bllokuar kjo qeveri 800 milionë euro, para të taksapaguesve në BQK, në fakt kjo qeveri i ka vjedhur duke i bllokuar ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *