Zbulohet “qyteti i humbur” i Egjiptit, arkeologët gjejnë thesare në fund të detit

Arkeologët kanë zbuluar thesare të reja nga Herakleioni, “qyteti i humbur” egjiptian që u fundos në Detin Mesdhe mbi 1000 vjet më parë. 

Gjetjet e reja, të ndara nga arkeologu detar francez Franck Goddio, përfshijnë bizhuteri ari, enë argjendi dhe pajisje të tjera të kohës.

Për shekuj me radhë, Herakleioni ishte porti më i madh i Egjiptit në Mesdhe, i themeluar rreth shekullit të 5-të para Krishtit.

Qyteti iu nënshtrua katastrofave të ndryshme natyrore përpara se të zhytej tërësisht në thellësitë e Mesdheut.

Herakleioni u rizbulua nga një ekip i udhëhequr nga arkeologu detar francez Franck Goddio më 2000, teksa hulumtimet për të rinisën këtë verë.

Gërmimi i fundit, i kryer në korrik të këtij viti, mbuloi kanalin jugor të qytetit të humbur, ku ka mbetjet e një tempulli të madh kushtuar Amunit, perëndisë egjiptiane të ajrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *